Fjalë Kyçe

I riu shtie me snajper në bulevardin e famshëm të Hollywoodit (VIDEO)

I riu shtie me snajper në bulevardin e famshëm të Hollywoodit (VIDEO)

Një ngjarje e frikshme ëshë regjistruar në bulevardin e famshëm të Hollywoodit ”Walk of Fame”, derisa një i ri shtiu me snajper ndaj një turme njerëzish.

Menjëherë pas këtij momenti kanë reaguar autoritetet, të cilët janë drejtuar drejt apartamentit, ku i riu qëlloi 4-5 të shtëna.

Dëshmitarët raportuan për mediat ndërkombëtare se panë dikë që mbante një armë në dritare pak çaste pasi au të shkrepte, përcjell klankosova.

I dyshuari, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është arrestuar. Motivi i tij mbetet ende i paqartë, ani se për fat të mirë, nuk pati të vrarë apo plagosur.