Fjalë Kyçe

I vranë burrin, e mbijetuara në Bucha tregon tmerrin: E qëlluan para shtëpisë, ju kërkova të më vrisnin dhe mua

I vranë burrin, e mbijetuara në Bucha tregon tmerrin: E qëlluan para shtëpisë, ju kërkova të më vrisnin dhe mua

Irina Abramova, e mbijetuar nga masakra në Bucha të Ukrainës, ka rrëfyer momentet e tmerrit kur ushtarët rusë i vranë bashkëshortin, 40-vjeçarin Oleg Abramov.

Ajo tregoi se para ekzekutimit, burri i saj u urdhërua të gjunjëzohej, dhe më pas e qëlluan në kokë.

Irina tha se ajo iu kërkoi trupave ruse që ta qëllonin edhe atë.

“Iu luta të më vrisnin edhe mua. Burri im nuk ishte ushtar. Ne u thamë se jemi civilë. Por ata ishin çnjerëzor”, u shpreh ajo për BBC.