Fjalë Kyçe

Ia shpreh haptazi dashurinë vajzës së Assadit, zhduket ushtari sirian

Ia shpreh haptazi dashurinë vajzës së Assadit, zhduket ushtari sirian

Ushtari sirian Yazan Soltani, në mënyrë të befasishme është zhdukur pasi kishte publikuar disa video ku i shpreh haptazi dashurinë vajzës së presidentit sirian Bashar al-Assad, duke ia bërë me dije se dëshiron të martohet me të.
Ushtari i armatës së Assadit kishte injoruar paralajmërimin e miqve për pasojat që mund t’i ketë me publikimin e videove, me të cilat i propozon 16-vjeçare Zein Assad, transmeton Telegrafi.
Të dua, vërtetë të dua. Qmendem pas teje. Je e imja dhe unë jam i yti. Bëhu e imja”, dëgjohet në video duke thënë ushtari sirian.
Në një video tjetër shfaqet i veshur me uniformë ushtarake të kamufluar, duke u zotuar se do të bëjë gjithçka që të martohet me të.
Siç raportojnë mediat siriane, Soltani është zhdukur nga java e kaluar, kurse motra e tij ka bërë të ditur se ai fillimisht ishte arrestuar dhe prej atëherë nuk di asgjë për fatin e tij.