Fjalë Kyçe

Ia sulmoi të birin 2-vjeç, babai detyrohet ta mbyt ujkun pa kurrfarë arme (Video)

Ia sulmoi të birin 2-vjeç, babai detyrohet ta mbyt ujkun pa kurrfarë arme (Video)

Ian O’Reilly nga New Hampshire ka arritur ta mbyt një lloj ujku (coyote) pa pasur kurrfarë arme, kur e pa që po ia rrezikonte jetën të birit 2-vjeç që ia kishte rrëmbyer dhe po ia tërhiqte zvarrë nëpër tokë.

Ai thotë se kurrë më parë nuk kishte lënduar asnjë kafshë, dhe për një veprim të tillë i është dukur një përvojë e çuditshme, transmeton Telegrafi.

Ujku fillimisht e kishte kafshuar dy herë, ndërsa O’Reilly është detyruar ta shtyjë dhe më pas ta ngufat me gjithë forcën që e kishte. I janë dashur plotë 10 minuta që ta neutralizojë këtë kafshë.
“Ia kam futur kokën në borë, me qëllim që të mos mundet më të më kafshojë. Më pas ia kam kapur turinjtë dhe fillova ta ngufat”, ka deklaruar ky baba.

Për fat të mirë i biri i tij ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz, kurse O’Reilly tha se nuk kishte kohë të mendojë se si duhet vepruar, thjesht ishte instinkti që e detyroi ta mbyt kafshën.

Dyshohet se ujku i njëjtë dy orë më herët kishte sulmuar një grua dhe dy qentë e saj.