Ia vjedh orën një gruaje në aeroportin “Adem Jashari”, policia e identifikoi përmes kamerave të sigurisë – intervistohet i dyshuari
Një grua ka raportuar se i mungon ora e saj, ku përmes kamerave të sigurisë është vërejtur se ia kishte marrë një i dyshuar me shtetësi të huaj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 10:40 në aeroportin “Adem Jashari”.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe ora i është kthyer pronares.
“Është raportuar se ankueses femër kosovare i mungon ora e saj të cilën përmes kamerave është vërejtur se e kishte marr i dyshuari mashkull shtetas i huaj. I dyshuari është intervistuar ndërsa ora i është kthyer pronares. Me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.