Policia e Kosovës e ka identifikuar dorasin e rastit që ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Marmull të Gjakovës.
Kjo është konfirmuar nga Kristë Gjokaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.
“Është identifikuar i dyshuari që i mori jetën një personi. Vendndodhjen e dimë, dhe njësitet policore janë pas tij”, ka thënë Gjokaj për lajmi.net.
Ndërkaq edhe prukurori i shtetit është nisur për në vendin e ngjarjes.
E ka konfirmuar Ali Selimaj, kryeprokuror i Gjakovës.