Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka apeluar tek të gjithë qytetarët e Kosovës që të mos ndezin mjetet piroteknike.
Me anë të një postimi në ‘Facebook’, IKSHPK ka përmendur statistikat vjetore ku, sipas tyre, minimumi 100 persona mbesin të lënduar si pasojë e mjeteve piroteknike, shkruan lajmi.net
“Statistikat flasin per minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike!”, thuhet në postimin e tyre.
Postimi i plotë:
Qytetarë të nderuar!
Mos luani me mjete piroteknike!
Statistikat flasin per minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike!
Lëndimet nuk riparohen!
Ju lutemi!
Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve!