Kur njerëzit flasin për medikamente të shtrenjta, ata zakonisht i referohen medikamenteve të tilla si Lipitor për kolesterolin e lartë që kushton 1.500$ në vit, Zyprexa për skizofreninë kushton 7000$ në vit, ose Avastin për kancerin që kushton 50.000$ në vit.
Megjithëse këto medikamente konsiderohen relativisht të shtrenjta, ato nuk janë medikamentet më shtrenjta në botë.
Shumica e këtyre medikamenteve të kushtueshme janë për trajtimin e sëmundjeve të rralla gjenetike që kanë prekur jo më pak se 10.000 pacientë.
Alexion Pharmaceutical’s Soliris, është medikamenti më i shtrenjtë në botë dhe kushton 409.500$ në vit.
Ky është një medikament që trajton një çrregullim të rrallë në të cilin sistemi imunitar shkatërron qelizat e kuqe të gjakut gjatë natës.