Fjalë Kyçe

Imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e ri të ushtrisë ruse përgjatë kufirit me Ukrainën

Imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e ri të ushtrisë ruse përgjatë kufirit me Ukrainën

Imazhet satelitore të kompanisë amerikane për teknologji hapësinore Maxar, tregojnë se Rusia sërish po e grumbullon ushtrinë përgjatë kufirit me Ukrainën.

Në 24 orët e fundit, imazhet kanë treguar disa trupa të reja dhe grumbullimin e pajisjeve në pjesën perëndimore të Rusisë, me mbi 100 mjete në aeroportin e Bjellorusisë në afërsi të kufirit me Ukrainën, transmeton Telegrafi.

Fotografitë gjithashtu tregojnë një spital të ri mobil, që i është shtuar garnizonit në perëndim të Rusisë në afërsi të kufirit me Ukrainën, thuhet në kumtesën e Maxar.

“Transportues të pajisjeve të rënda që përdoren për transportimin e tankeve, artilerisë dhe pajisjeve tjera të rënda – shihen në afërsi të kufirit me Ukrainën në perëndim të Rusisë – sikurse edhe grumbullim i ri i trupave”, kanë bërë të ditur nga kompania amerikane, kamerat e të cilëve kanë regjistruar grumbullimin e ushtrisë ruse.

Në anën tjetër, ushtria ruse nuk ka komentuar këto pretendime, por nuk dihet nëse trupat ruse janë dërguar në lindje të Ukrainës.