Një incident mes qytetarëve dhe Policisë është regjistruar para pak minutash në Deçan.
Indeksonline ka siguruar pamjet ku shihet përplasja mes disa qytetarëve dhe pjestarëve të Policisë së Kosovës.
Indeksonline mëson se një polic është i lënduar nga ky rast.
Ambulanca ka arritur në vendin e ngjarjes ndërsa Policia ka arrestuar qytetarët e dhunshëm.
Incidenti ka ndodhur vetëm pak metra larg stacionit të Policisë në Deçan.