Misioni i tretë i miratuar hënor, Chandrayaan-3, është përpjekja e fundit në ambiciet e Indisë për t’u bërë një fuqi hapësire me kosto të ulët.
Pas misionit të dështuar 2019, agjencia hapësinore e Indisë ka thënë se do të përpiqet përsëri të ulet në Hënë gjatë këtij viti.
“Misioni i ri Chandrayaan-3 do të përbëhet nga një lander dhe rover, por jo edhe një orbiter”, tha kryetari i Organizatës Indiane të Kërkimit Hapësinor (ISRO) Kailasavadivoo Sivan për mediat të mërkurën në selinë e agjencisë në Bengaluru.
Misioni Chandrayaan-2 në shtator 2019 vendosi me sukses një orbiter hënor që transmeton të dhënat shkencore në Tokë. Por shpresat e ISRO-së për të dërguar Vikram Lander me telekomandë në Hënë u ndërprenë kur ajo humbi kontaktin me anijen e uljes.
Chandrayaan-2 kishte synuar të zbarkonte Virkam Lander në polin jugor të Hënës, ku nuk kishte shkuar më parë asnjë mision tjetër hënor. Rajoni besohet të përmbajë ujë pasi krateret në zonë janë kryesisht të pa ndikuar nga temperaturat e larta të Diellit.
ISRO kishte shpresuar të konfirmojë praninë e ujit në formën e akullit, zbuluar për herë të parë në misionin e tij në vitin 2008.
Në dhjetor, NASA konfirmoi se kishte gjetur vendin e rrëzimit të Vikram Lander në Hënë me ndihmën e entuziastit të hapësirës amatore Shanmuga Subramanian, një arkitekt 33-vjeçar i IT nga Chennai, Indi.
Chandrayaan-3 do të ketë një “konfigurim të ngjashëm” si misioni i mëparshëm, tha Sivan.
Vetëm Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina kanë zbarkuar në Hënë. Sonda Chang’e-4 e Pekinit aterroi ‘në anën e errët’ të Hënës vitin e kaluar, ndërsa Izraeli bëri një përpjekje të pasuksesshme për të ulur anijen Beresheet në Hënë në prill 2019.
Misioni i tretë hënor i Indisë ka të ngjarë të nisë në vitin 2020 dhe do të kushtojë më pak se misioni i tij i mëparshëm, njoftoi të martën agjencia e lajmeve PTI, duke cituar Jitendra Singh, ministër i ri për Departamentin e Hapësirës.
Sivan gjithashtu tha që ISRO po bënte “përparim të mirë” për misionin e tij njerëzor – fluturim hapësinor të planifikuar për në fund të vitit 2021, duke shtuar se katër astronautë ishin zgjedhur për trajnime, të cilat do të nisin më vonë këtë muaj.
Projekti, i quajtur Gaganyaan, do të kushtojë 1.4 miliard dollarë, tha qeveria në 2018.
India ka zhvilluar një reputacion për nisjet satelitore të përballueshme dhe misionet hapësinore. Misioni i saj pa pilot në Mars në 2014 kushtoi vetëm 74 milion dollarë, më pak se buxheti i filmit të Hollywoodit, ‘Gravity’.
Sivan njoftoi gjithashtu se ISRO kishte filluar procesin e blerjes së tokës për një aeroport të dytë hapësinor në qytetin Thoothukudi në shtetin Tamil Nadu, transmeton KosovaPress.