Fjalë Kyçe

India raporton mbi 9000 raste të infeksionit të rralla

India raporton mbi 9000 raste të infeksionit të rralla

India ka regjistruar më tepër se 8800 raste të sëmundjes së “kërpudhave të zeza”, që është vrasëse.

Infeksioni që normalisht është i rrallë, i cili njihet si mukormikozë, ka një shkallë të vdekshmërisë prej 50 për qind, ku disa shpëtohen vetëm duke ia hequr një sy.

Por, në muajt e fundit, India ka parë mijëra raste të mukormikozës që i ka prekur pacientët e rikuperuar apo që po rikuperohen nga COVID-19, raporton BBC.

Mjekët thonë se ka një lidhje mes steroideve që po përdoren për të trajtuar pacientët me COVID dhe infeksionit me mukormikozë. Diabetikët veçanërisht janë në rrezik.

Mjekët i kanë thënë BBC-së se duket se ky infeksion godet 12 deri 18 ditë pas rikuperimit nga COVID.

Shtetet perëndimore të Indisë, Gujarat dhe Maharashtra, kanë raportuar më tepër se gjysmën e rasteve. Së paku 15 shtete kanë raportuar mes tetë dhe 900 raste. Pas rritjes së rasteve, 29 shteteve të Indisë iu është thënë ta shpallin sëmundjen epidemi.

Po mbushen repartet e hapura për të trajtuar pacientët nga kjo sëmundje.