Fjalë Kyçe

Infektohet presidenti që tha se koronavirusi shërohet me alkool

Infektohet presidenti që tha se koronavirusi shërohet me alkool

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko konfirmoi sot se është prekur me coronavirus.

Presidenti bjellorus kurrë nuk ka pranuar të merrte masa kundër epidemisë globale, ku është shfaqur në ngjarje të shumta sportive, shkruan themirror.

Ai që gjatë gjithë kohës ka pretenduar se vodka dhe sauna mund ta kurojnë COVID-19, ka konfirmuar se është infektuar.

Diktatori gjithashtu pretendoi se pirja e 50 mililitrave të vodkës në ditë do të mbronte njerëzit nga virusi, transmeton Telegrafi.

Lukashenko më parë ishte mburrur se askush nuk do të vdiste nga coronavirusi në shtetin bjellorus.

Ndryshe, numri i të prekurve në këtë shtet është 67521 gjersa kanë ndërruar jetë 538 persona.