Fjalë Kyçe

Infektohet me Covid-19 ministri pakistanez i Shëndetësisë, Zafar Mirza

Infektohet me Covid-19 ministri pakistanez i Shëndetësisë, Zafar Mirza

Ministri pakistanez i Shëndetësisë, Zafar Mirza, është infektuar me koronavirus, duke u bërë zyrtari i fundit i lartë që preket nga sëmundja e re në vendin e Lindjes së Mesme.

Ministri i Jashtëm, Moahmood Qureshi, njoftoi të premten se edhe ai është prekur nga koronavirusi, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Dy ministrat kanë thënë se kanë simptoma të lehta. Ministri i Shëndetësisë ka njoftuar se do të vetizolohet.

Të hënën, autoritetet shëndetësore në Pakistan i raportuan 3,344 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 231,813 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 50 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 4,762.

Kryeministri pakistanez, Imran Khan, ka refuzuar të vendosë masa të rrepta të izolimit, duke larguar shumë kufizime që ishin vendosur më parë.

Autoritetet kanë urdhëruar që njerëzit të përdorin maska dhe ta mbajnë distancën fizike, por shumë prej tyre, sidomos në zonat e varfra dhe me popullsi të dendur, nuk kanë mundësi ta mbajnë distancën.