Infermierët e QKUK-së nuk e kanë ndërmend të ndalen derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
Pas protestës së mbajtur të premten e kaluar, infermierët sërish nesër do të organizojnë protestë para kirurgjisë në QKUK
Protesta e tyre vjen pas publikimit të koeficienteve për infermierë në projektligjin e miratuar nga Komisioni për Administratë. Në këtë version të projektligjit infermierët janë vendosur në dy kategori, në nivelin terciar me koeficient 2.25 dhe nivelin parësor me 2.2.
Kërkesat e infermierëve në protestën e parë kanë qenë që ata të kenë koeficientin më të ulët 2.4 dhe pastaj të kategorizohen në bazë të shkollimit.