Një aksident i tmerrshëm trafiku është filmuar me kamerë amatore në qytetin rus Novgorod, ku një veturë që vinte në drejtim të kundërt rrokulliset në dheun e derdhur në mes të rrugës dhe përplaset drejtpërdrejt me veturën nga e cila filmohet ngjarja.
Që të dy shoferët kishin injoruar shenjat paralajmëruese që tregonin qartë se rruga është mbyllur, duke vendosur kështu të kalojnë përmes saj, por një veprim i tillë u kushtoi shtrenjtë, transmeton Telegrafi.
Videoja është postuar në LiveLeak, ndërsa nuk dihet nëse shoferët e dy veturave kanë pësuar lëndime trupore nga përplasja e drejtpërdrejtë.
Megjithatë, shumë persona që kanë parë videon kanë kritikuar të dy shoferët për pakujdesi dhe neglizhencë.