Përmes një kumtese për media, Inspektorati Shëndetësor ka njoftuar se i ka dhënë fund grevës.
“Ju njoftojmë se nga sot, 7 shkurt 2019, është ndërprerë greva 13 ditëshe e Inspektoratit Shëndetësor”, kaq është informata që ka dhënë Inspektorati Shëndetësor pa dhënë ndonjë detaj se si është arritur në këtë vendim.
Ky Inspektorat ka rifilluar sot me realizimin e detyrave dhe përgjegjësive që ka.
“Rëndësia e punës së këtij Inspektorati është shumë e madhe dhe përfundimi i kësaj greve do të shtoj dinamikën e punës dhe zgjidhjes së rasteve në sektorin e shëndetësisë”, thuhet në njoftim.