Fjalë Kyçe

Inteligjenca Britanike: Rusia s’ka gjasa të përparojë në dy zonat pranë Donetskut

Inteligjenca Britanike: Rusia s’ka gjasa të përparojë në dy zonat pranë Donetskut

Inteligjenca britanike deklaroi se Rusia nuk ka gjasa të depërtojë pranë zonave Pavlivka dhe Vugledar, që gjenden në pjesën jug-qendrore në rajonin e Donetskut.

Nëpërmjet një raporti të publikuar të dielën, Inteligjenca shkruan se ofensivat e fundit ruse në dy javët e fundit, pak kanë ndryshuar situatën në terren, derisa u theksua se si Rusia ashtu edhe Ukraina, kanë pësuar humbje të mëdha.

“Luftimet këtu janë të ashpra sepse Rusia i sheh këto zona si pikënisje për ofensivën e saj të madhe në veri, për ta kapur pjesën tjetër të rajonit të Donetskut, të kontrolluar nga Ukraina”, thuhet nga Britania e Madhe.

Megjithatë, “Rusia nuk ka gjasa të jetë në gjendje të përqendrojë mjaftueshëm forca të cilësisë së lartë për një avancim operacional”

Në anën tjetër, Ukraina po përballet me mungesë të madhe të energjisë elektrike për shkak se trupat ruse i kanë shkatërruar në masë të madhe objektet ku shpërndahet energjia.