Fjalë Kyçe

Intensifikohen sulmet në Rripin e Gazës, mbi 1.000 bomba janë hedhur nga aeroplanët izraelitë e 220 nga Hamasi – humbin jetën 120 palestinezë dhe 9 izraelitë

Intensifikohen sulmet në Rripin e Gazës, mbi 1.000 bomba janë hedhur nga aeroplanët izraelitë e 220 nga Hamasi – humbin jetën 120 palestinezë dhe 9 izraelitë

Izraeli ka intensifikuar sulmet në Rripin e Gazës, duke vazhduar bombardimet nga ajri por edhe toka e deti – duke u rritur frika se mund të zbarkojnë mijëra trupa në drejtim të kufirit.

Helikopterë, anije, armë të kalibrit të ndryshëm janë dëgjuar duke shkrepur në lindje të Gazës, ku mbi 1.000 bomba dhe raketa janë hedhur nga forcat ajrore të Izraelit, duke shkatërruar disa “komplekse” operative që i shfrytëzonte Hamasi – duke mos harruar edhe tunelet nëntokësore në qytetin e Gazës, që ushtria i referoheshin si “metro”, transmeton Telegrafi.

Konfuzioni dhe paniku ka mbretëruar kur forcat ajrore izraelite pas mesnatës u mbrojtën nga këmbësoria duke sulmuar Gazan, por disa orë më vonë zëdhënësi i ushtrisë izraelite njoftoi se operacionet ushtarake janë kryer përgjatë kufirit, dhe se nuk ka pasur kalim të kufirit nga ushtria izraelite.

E ky operacion ka bërë që mbi 9 mijë rezervistë izraelitë të jenë në gjendje gatishmërie, derisa palestinezët kanë filluar të braktisin shtëpitë e tyre në afërsi të vendeve ku po kryhen sulmet.

Por çfarëdo lloj “pushtimi” do të shënonte eskalim situate dhe dhunë të paparë, në kohën kur numri i të vdekurve nga sulmet është rritur dukshëm në këto pesë ditët e fundit.