Fjalë Kyçe

Interesante: Kryeqyteti botëror i binjakëve

Interesante: Kryeqyteti botëror i binjakëve

Igbo-Ora, një fshat në Nigeri me rreth 92 mijë banorë, ka mbi 2 mijë binjakë, kryesisht anëtarët e fisit Jorub.

Ata përbëjnë rreth 21% të popullsisë së Nigerisë dhe për shkak të kësaj, Igbo-Ora është quajtur “kryeqyteti botëror i binjakëve”.

Binjakët nderohen në kulturën Jorube si dhurata nga Zoti, entitete të dyfishta të mbrojtura nga shpirtrat dhe posedojnë fuqi magjike.

Kjo perspektivë unike kulturore frymëzoi fotografin me të njëjtën origjinë 24-vjeçarin Stephen Tayo, i cili fotografoi një pjesë të binjakëve.

Seriali i fotove titullohet “Ibeji” sipas termit të përdorur për binjakët në kulturën Joruba, shkruan CNN përcjell Shqiptarja.

Tayo, i cili u rrit në Ikere-Ekiti, tani jeton në Lagos, nuk është vetë binjak, por ai donte të tregonte një histori që identifikonte fisin e tij.

“Ishte vërtet e rëndësishme për mua të përcaktoja se si binjakët shihen në kulturën tonë. Fiset e tjera i shohin binjakët si një neveri nga epoka parakoloniale e tutje, por Jorubi i sheh ata si një bekim”, ka thënë fotografi.