Fjalë Kyçe

iPhonët mund të gjurmojnë kontaktet pa një aplikacion për COVID

iPhonët mund të gjurmojnë kontaktet pa një aplikacion për COVID

Apple ka filluar të lejojë iPhonët që të bëjnë gjurmim të kontakteve pa pasur nevojë përdoruesit që të shkarkojnë një aplikacion zyrtar për COVID-19, shkruan BBC.

Si alternativë, pronarët ftohen për të zgjedhur një skemë e quajtur Njoftim për Ekspozim (ENE).

Kjo mban një regjistër 14-ditorë të telefonave të tjerë të detektuar nëpërmjet Bluetoothit dhe shërben si paralajmërim nëse një apo më tepër të përdoruesëve janë diagnostikuar më vonë me virus.

Autoritetet lokale të shëndetit publik do të përcaktojnë se çfarë do të thotë njoftimi.

Mund t’u thotë përdoruesëve të shkarkojnë një aplikacion plotësisht funksional për këshilla tjera.

Mirëpo, po ashtu u jep zyrtarëve një opsion për të mos zhvilluar një aplikacion të vetin, në të cilin rast përdoruesit mund të shkojnë direkt për t’u testuar në qendër apo të telefonojë linjën e caktuar për informata shtesë.

Pronarët e iPhonëve që sëmurën pa pranuar një mesazh paralajmërimi, prapë mund të ndihmojnë që të dërgohet paralajmërimi te tjerët. Por, pasi ata nuk kanë aplikacion për të filluar këtë proces, do të bëhet kjo duke prekur mesazhin e marrë nga autoritetet shëndetësore publike në smartfonët e tyre pas diagnozës pozitive.

Kjo skemë po përgatitet në përditësimin e radhës të sistemit operues të Applet, iOS 13.7, që vetëm sa është lansuar.