Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka njoftuar se shtëpia në të cilen ka jetuar tash e 40 vite, i është shembur.
Mustafa këtë e ka bërë të ditur për Facebook.
“Në këtë shtëpi, deri dje, jetuam me familjen time mbi dyzetë vitë, e në këtë truall nga viti 1956. Këtu lindën Arbeni, Afërdita, Besniku. Lindi edhe Blerina, vajza e tim vëlla.
Sot shtëpia ime shembi shtatin në bredhat që e rrethuan. IM”, ka shkruar Mustafa.