Pronësia dhe korrupsioni me pronën janë ndër problemet më të mprehta në Shqipëri, madje për një çështje të tillë emisioni “Stop” ka udhëtuar në Kosovë.
Në konflikt për pronën në Gjilan janë ish-deputeti i LDK-së, Sadudin Berisha, dhe qytetari Behar Shabani. Ky i fundit akuzon ish-deputetin, se i ka marrë padrejtësisht 80 metra katrorë tokë, duke përdorur pozitën e tij.
Në fakt, Sadudin Berisha është aktualisht drejtor i zyrës kadastrale Gjilan.
Çështja ka shkuar në gjykatë, por prej një viti e gjysmë, gjyqi nuk ka nisur. Gazetari i “Stop” ka marrë historikun e pronës në kadastër dhe me këmbënguljen e tij, problemi i ngrit për diskutim edhe në Këshillin e komunës Gjilan.