Fjalë Kyçe

Ish-komandant Hoxha tri ditë para se të niset për në Hagë ka disa fjalë për pushtetarët dhe vendet mike të Kosovës

Ish-komandant Hoxha tri ditë para se të niset për në Hagë ka disa fjalë për pushtetarët dhe vendet mike të Kosovës

Ish-komandanti i Brigadës 124 të Rahovecit Ismet Tara, i njohur si komandant Hoxha të dielën do të udhëtojë për në Hagë pasi që më 16 janar të këtij viti është ftuar nga Gjykata Speciale.

Ndërsa, sot ish komandant Hoxha ka vendosur që përmes një letre t’u drejtohet të gjithë pushtetarëve, bashkëqytetarëve dhe bashkëluftëtarëve, shkruan Gazeta Alo.

Derisa, ka ftuar të gjithë bashkëqytetarët dhe bashkëluftëtarët e tij që më 3 mars të dalin në përcjellje të tij dhe ta përkrahin luftën e shenjtë të UÇK-së, ai në këtë letër ka shkruar edhe disa fjalë për pushtetarët dhe vendet mike të Kosovës.

Ai ka thënë se popullata jonë e përvuajtur dhe mjeruar me këta pushtetarë po e humb edhe shpresën për një të ardhme të ndritur, duke u dorëzuar nga e keqja dhe abuzimet pushtetare.

Ndërsa, ka shtuar se miqtë që na e pranuan pavarësinë dhe shtetin tonë, duke i parë pushtetarët tanë të hutuar kërkojnë prej tyre vendosjen e një kufiri të ri me Serbinë, Serbinë që para 20 vitesh e luftuam kundër të gjitha të këqijave që bënte në Kosovë.

Letra e tij e plotë:

FTESË BASHKËQYTETARËVE, BASHKËLUFTËTARËVE TË MI SI DHE TË GJITHË DASHAMIRËVE TË KOMBIT TIM

Edhe pse liria pas vitit 1999 erdhi, pushtetarët tanë nga pushteti i parë e deri tek ky i fundit, ata i hutoi pushteti, lakmia për pasuri dhe jeta luksoze e tyre dhe familjarëve të tyre, ata dita ditës filluan ta zbehin lirinë tonë derisa u bënë të pushtetshëm si carat dhe krajlat e dikurshëm.

E në fund pas 9 vitesh atyre ju ra ndërmend që me 17 Shkurt 2008 që duhet të shpallet Pavarësia. Dhe pas pavarësisë pikerisht këta pushtetarë na premtuan se Kosova jonë nga tani e tutje do të bëhet parajsë e secilit qytetarë që jeton në të, pastaj vetëm brenda ca muajsh do të kemi liberalizim vizash, brenda 5 vitesh do të bëhemi pjesë e NATO-s dhe do të bëhemi pjesë e Europës brenda 7 vitesh.

Shtetet mike në krye me SHBA, Anglinë, Gjermaninë, Turqinë bënin gara se kush nga to e para do të na pranojë në kufijtë e Kosovës që e ka njohur edhe vet ish Jugosllavia me republikat e saja. Por nuk kaluan shumë vite pas pavarësisë, asnjë nga këto premtime të pushtetarëve nuk u realizuan, kurse gjendja e kësaj pavarësie filloi të luhatet, dhe vendet tona fqinje si Maqedonia, Mali i Zi na i prekën dhe ngushtuan po këto kufinjtë te pranuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Tani së fundi, miq që na e pranuan pavarësinë dhe shtetin tonë, duke i parë pushtetarët tanë të hutuar kërkojnë prej tyre vendosjen e një kufiri të ri me Serbinë, Serbinë që para 20 vitesh e luftuam kundër të gjitha të këqijave që bënte në Kosovë.

Popullata jonë e përvuajtur dhe mjeruar me këta pushtetarë e humbi edhe shpresën për një të ardhme të ndritur, duke u dorëzuar nga e keqja dhe abuzimet pushtetare.

Ajo që është më e dhimbshme dhe ku e prek secilin emocion të qytetarit është humbja dhe lënia pasdore të strukturës më vitale, vlerës më të shtrenjtë kombëtare si dhe promotorin e të ardhmes së kombit, e a jo është RINIA jonë. Për shkak të këtij mjerimi qytetar, rinia jonë mori rrugë të panjohura nëpër vende nga e gjithë bota vetëm e vetëm që ta gjejë veten dhe të ardhmen e saj për një jetë të ëndërruar nga ata.

Të dashur bashkëqytetarë, bashkëluftëtarë e rini e dashur dhe e shtrenjtë, edhe unë Ismet Tara me bashkëluftëtarët prej 30 Maj 1999 deri më 11 Qershor 1999 i kemi humbur shpresat edhe më shumë se ju se lufta jonë do të triumfojë në malet e Romajes, por drejtësia e Zotit dhe gjaku i të përmendurëve triumfuan dhe me 12 Qershor erdhëm në qytetin tonë si fitues të luftës.

Prandaj, me 2 Mars ditën e Diel duke filluar prej orës 16:00h ju ftoj të gjithë për përkrahje të luftës së shenjtë të UÇK-së dhe përshëndetje me komandant Ismet Tara-Hoxha për përcjellje në Gjykatën Speciale – Hag.

Vendakimi përcjellës do jete te përmendorja e Komandantave te mi “Tonit & Micit ne parkun e qytetit ora 16:00/Gazeta Alo/