Automjete të ushtrisë më të fortë në botë, tashmë kanë mbërritur nga SHBA në Kosovë.
Bishat amerikane të njohur si ‘Humvee’ janë vetura multfiunksionale ushtarake, që përherë të parë u përdorën nga ushtria amerikane në vitin 1989.
Ato përjetuan disa ndërrime në strukturë për gjatë viteve të shfrytëzimit në ushtri.
Modelin e fundit të tyre do t’i vozisin djemtë e vajzat Forcës së Sigurisë të Kosovës.
Këto pajisje për FSK’në erdhën pak ditë para se kjo e fundit të shndërrohet në ushtri të Kosovës.
Ish-komandanti i kësaj force, Kadri Kastrati, transformimin e institucionit që dikur e udhëhoqi e cilëson si moment të jashtëzakonshëm.
Gjenerali në pension thotë se do të donte të ishte në krye të FSK-së tani kur kanë mbetur pak ditë para se ajo të bëhet ushtri.
Si ish-udhëheqës i tyre, Kastrati i vlerëson lartë pjesëtarët e FSK-së.
Ushtaraku i karrierës thotë se ushtarët e FSK-së janë më të mirët në rajon, kjo pasi janë trajnuar me standard të NATO-s, anipse nuk janë pjesë e këtij organizmi ushtarak.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se me 14 dhjetor do të votohet në lexim të dytë projektligji për FSK, i cili do ta transformonte atë në ushtri të Kosovës.