Fjalë Kyçe

Ish ministri Hasani i bashkohet AAK-së pasi braktisi Nismën

Ish ministri Hasani i bashkohet AAK-së pasi braktisi Nismën

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka aderuar në AAK, këtë lajm e ka bërë të ditur kryeministri Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Tutje kësaj partie iu bashkuan edhe asamblistja e Kuvendit Komunal të Gjakovës, Anila Tusha-Kastrati, Abdyl Brestovci dhe Burhan Arifi.

Postimi i plotë

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës iu bashkuan sot ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, asamblistja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, profesoresha Anila Tusha-Kastrati, Abdyl Brestovci, ekonomist i shquar dhe Burhan Arifi, stomatolog i njohur.

Interesimi për t’iu bashkuar vizionit të AAK-së për shtetin e fortë, është i jashtëzakonshëm dhe kjo na inkurajon që të punojmë pandalshëm në shërbim të vendit.

Të sapoaderuarit, profesionistë të respektuar, i falënderova për besimin duke iu uruar që përvojën politike ta shfrytëzojnë më së miri në familjen e madhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në të mirë të qytetarëve të Gjilanit, Anamoravës dhe tërë Kosovës.