Fjalë Kyçe

Ishte adoptuar sapo kishte lindur, pas 40 viteve ribashkohet me nënën biologjike/ Pamje emocionuese

Ishte adoptuar sapo kishte lindur, pas 40 viteve ribashkohet me nënën biologjike/ Pamje emocionuese

Ky është momenti plot emocione kur një burrë shpërthen në lot, derisa ribashkohet me nënën e tij biologjike pasi priti për vite të tëra për ta gjetur.

Tobayi Howton nga New Yorku, filloi ta kërkojë nënën e tij biologjike në vitin 1982 pasi mësoi se ai ishte adoptuar në ditën që kishte lindur – për faktin se ajo nuk ishte në gjendje të mirë financiare për t’u kujdesur për të, transmeton Telegrafi.

E pasi që më në fund i ra në gjurmë, Howton udhëtoi me aeroplan mbi 2.000 milje nga San Diego, ku u ribashkua me Thomasette Cox – dhe dyshja nuk munden të përmbahen për t’u përqafuar me minuta të tërë.

“Sapo zbrita. Do ta ndërmarrë hapin e jetës. Duket si ëndrra ime po jetësohet”, dëgjohet ai duke thënë pak sekonda para takimit.

Aty ndërpritet fjalimi i tij pasi e ëma i del për ta pritur para derës së shtëpisë. Ajo menjëherë vrapon për ta përqafuar dhe dyshja shpërthejnë në lot nga emocionet.

Për t’u ribashkuar atyre iu deshën 40 vite të kalojnë, megjithatë ky rrëfim pati një fund me lot gëzimi. /Telegrafi/