Fjalë Kyçe

Ishte aksidentuar natën e Vitit të Ri, vdes një person në QKUK

Ishte aksidentuar natën e Vitit të Ri, vdes një person në QKUK

Një person i cili ishte aksidentuar më 31 dhjetor, natën e Vitit të Ri ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku.

“Në lidhje me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion