Kardiokirurgë nga Italia po qëndrojnë këto ditë në Prishtinë dhe bashkë me kardiokirurgë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, po operojnë fëmijët me probleme në zemër.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se me këtë po i vëjnë edhe bazat e kardiokirurgjisë pediatrie në QKUK, shkruan Gazeta Alo.
Ismaili, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se ngritja profesionale e stafit të Kardiokirurgjisë do të na mundësojë që edhe te ne të nisin të bëhen operacione komplekse në zemër te fëmijët.
Postimi i tij i plotë:
Po i vëmë bazat edhe të kardiokirurgjisë pediatrike në QKUK. Për këtë po na ndihmon edhe ekipi i kardiokirurgëve nga Italia. Ata këtyre ditëve po qëndrojnë në Kosovë, me ç’rast po operojnë fëmijët me ndërlikime në zemër. Ngritja profesionale e stafit të Kardiokirurgjisë do të na mundësojë që edhe te ne të nisin të bëhen operacione komplekse në zemër te fëmijët. #BashkëeNdreqim/Gazeta Alo/