Fjalë Kyçe

Ismaili zyrtarizon kandidaturën për kryetar të degës së PDK-së në Prishtinë

Ismaili zyrtarizon kandidaturën për kryetar të degës së PDK-së në Prishtinë

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Ismaili, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shkruan Gazeta Alo.

Ai ka thënë se duke synuar një Prishtinë të mirë, ka vendosur që angazhimin e tij politik e partiak ta përqendroj në qytetin e tij.

Postimi i tij i plotë:

Pas një pune të madhe lagje për lagje dhe fshat për fshat, sot edhe zyrtarisht dorëzova kandidaturën time për Kryetar të Degës së PDK-së në Prishtinë. Duke synuar një Prishtinë më të mirë, kam vendosur që angazhimin tim politik e partiak ta përqendroj në qytetin tim. Energjinë e Dekadës së Re synoj ta shndërroj në një forcë që e transformon marrëdhënien mes PDK-së dhe Prishtinës, që PDK-së i jep një identitet të ri, kurse Prishtinës vëmendjen që e meriton. Prishtina nuk duhet të jetë vetëm kryeqytet ku përqendrohet jeta politike e Republikës, por edhe qytet i jetueshëm për qytetarët e saj. Përvojat tona negative me qeverisjet e kaluara le t’i përkthejmë në përpjekje të përbashkët pozitive për Prishtinën tonë! Është koha që vizioni për një Prishtinë funksionale të bëhet realitet! #BashkëeNdreqim/Gazeta Alo/

Fotografia e Uran Ismaili