Një person në Sine të Istogut është arrestuar të shtunën në mbrëmje pasi ka marrë jashtëligjshëm drunjtë të cilët ia kishin konfiskuar.
Ai ka marrë drunjtë nga depoja e pylltarisë ku ruhen drunjtë e konfiskuar bashkë me dy rimorkio, të cilat i ishin konfiskuar më 8 janar.
Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje, ka bërë të ditur policia.
Raporti i Policisë:
VETËGJYQËSI
Fshati Sine, Istog 11.01.2020-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti nga depoja e pylltarisë, ku ruhen drunjtë teknikë të konfiskuar dhe automjetet e transportit, në mënyrë të kundërligjshme ka marrë traktorin dhe dy rimorkio, të cilat të njëjtit i janë konfiskuar me datën 08.01.2020. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje