Fjalë Kyçe

Itali, 345 viktima për një ditë, shkon në 31 mijë numri i të prekurve me koronavirus

Itali, 345 viktima për një ditë, shkon në 31 mijë numri i të prekurve me koronavirus

Italia sapo ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me koronavirus.

Numri i viktimave ka shkuar në 2503, pasi që përbrenda një dite kanë vdekur 345 persona si pasojë e koronavirusit të ri.

Ndërkaq, numri i rasteve me COVID-19 përbrenda një dite ka arritu në 3,526, duke çuar shifrën totale në 31,506.

Ndërkaq, numri total i të prekurve në botë është 194,515, derisa 7,893 kanë vdekur në mbarë globin dhe 81,085 janë shëruar nga virusi.