Fjalë Kyçe

Italia bën teste masive të gjakut

Italia bën teste masive të gjakut

Italia po fillon testimin e mostrave të 150.000 pacientëve në 2.000 qytete javën e ardhshme për të përcaktuar shkallën e epidemisë së Covid-19, njoftoi sot kreu i komitetit shkencor në parlament.

“Programi i testimit do të përfshijë një mostër të konsiderueshme të qytetarëve dhe do të na lejojë të shohim se sa është përhapur virusi në vend,” tha Agostino Miozzo, drejtues i komitetit shkencor.

Italia ishte vendi i parë evropian që futi karantinë në mars për të parandaluar përhapjen e infeksionit. Javën e kaluar, ajo filloi masat lehtësuese.

Në fund të prillit, qeveria njoftoi se kishte zgjedhur kompaninë amerikane Abbott Laboratories për të siguruar teste gjaku.

Kulmi i epidemisë në Itali ishte në fund të marsit, por vendi ende regjistron qindra raste të reja të infeksionit dhe vdekjes çdo ditë.

Italia ka mbi 222.000 raste të konfirmuara me coronavirusit dhe mbi 31,000 vdekje. Shumica e të infektuarve dhe të vdekurve janë në rajonet veriore, ndërsa në jug ka kaluar pa dëme të theksuara.