Fjalë Kyçe

Italia drejt mbylljes/Restorantet deri në 18:00, bllokim daljet nga komuna

Italia drejt mbylljes/Restorantet deri në 18:00, bllokim daljet nga komuna

Qeveria italiane është duke punuar në hartimin e një plani tjetër masash shtrënguese me qëllim uljen e kurbës së infektimeve nga koronavirusi.

Sikurse raporton Tgcom, po shkohet drejt mbylljes së palestrave, pishinave, sallave të lojërave dhe një mbylljeje më herët në orarin e restoranteve. Drafti i dekretit të ri përmban edhe mbylljen e qendrave tregtare në fundjavë, si dhe mbylljen e kinemave dhe teatrove.

Është duke u diskutuar edhe rekomandimi për të mos lejuar qarkullimin nga një komunë në një tjetër.

Sikurse mësohet masat e reja do të hyjnë në fuqi më 25 tetor, ndërkohë që mbyllja e restoranteve dhe bareve pas orës 18:00 pritet të hyjë në fuqi më 26 tetor.

Konsumimi në tryezë duhet të kryehet me jo më shumë se 4 persona të pranishëm, me kusht që të jenë të gjithë persona që jetojnë së bashku.