Fjalë Kyçe

Italia regjistron 336 të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

Italia regjistron 336 të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 12 mijë e 956 raste të reja me koronavirus. Gjatë kësaj kohe ka regjistuar edhe 336 viktima.

Kjo mësohet nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në këtë shtet, ku në 310 mijë e 994 testime të kryera, norma e pozitivitetit u rrit në 4.1 për qind nga 3.9 për qind që ishte një ditë më parë.

Numri i pacientëve të pranuar në kujdes intensiv më Itali është 2 mijë e 128, 12 më pak se dje, megjithë 155 hyrje të reja.

Viktima totale të koronavirusit deri më tani në Itali janë 92 mijë e 338. Valle d’Aosta është i vetmi rajon që nuk ka regjistruar viktima.