Fjalë Kyçe

Izraeli, asnjë të vdekur nga Covid-19

Izraeli, asnjë të vdekur nga Covid-19

Izraeli nuk ka pasur asnjë vdekje si pasojë e COVID-19 që nga e enjta e kaluar, për herë të parë brenda 10 muajve të fundit.

Ky shtet është duke vazhduar vaksinimin me shpejtësi të madhe derisa javën e kaluar u bë shteti i parë në botë i cili vendosi se qytetarët e saj nuk do të kishin më nevojë të mbanin maskat.

Numri i të vdekurve në Izrael që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 6,346. Herën e fundit kur Izraeli nuk kishe raportuar për ndonjë vdekje nga koronavirusi, ishte qershori i vitit të kaluar pas masave të mbylljes si pasojë e valës së parë të virusit.

Izraeli është shteti më nivelin më të lartë të vaksinimit në botë. Të enjten që shkoi, shteti ka arritur numrin prej 5 milionë vaksinimeve.

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit ka bërë të ditur se deri më tani, më shumë se 53% e popullatës nga 9 milionë banorë sa janë, kanë marrë të dy dozat e vaksinës. Ndërkohë nga kjo ministri është thënë se Izraeli është gati të arrijë imunizimin e popullatës.