Fjalë Kyçe

Izraeli kundërshton Gjykatën e Hagës për krimet ndaj palestinezëve

Izraeli kundërshton Gjykatën e Hagës për krimet ndaj palestinezëve

Izraeli ka thënë se nuk do të bashkëpunojë me një hetim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) për krime të mundshme lufte në territoret e okupuara, shkruan BBC.

Në një letër drejtuar gjykatës, Izraeli shton e ICC-ja “po vepron pa autoritet” në kryerjen e hetimit. ICC u dha kohë si Izraelit dhe Palestinës, të cilat nxitën aksionin, deri të premten për t’u përgjigjur. Çështja kërcënon të dëmtojë më tej marrëdhëniet e tensionuara midis dy palëve.

Muajin e kaluar, autoritetet izraelite anuluan lejen e udhëtimit VIP të ministrit të Jashtëm palestinez në kthimin e tij në Bregun Perëndimor të okupuar nga Izraeli nga bisedimet me kryeprokurorin e ICC-s, Fatou Bensouda, kanë thanë zyrtarët palestinezë.

Me seli në Hagë, ICC-ja u krijua në 2002-n për të sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për krimet më të rënda – gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës. Ajo ka fuqinë të veprojë kur një shtet nuk është “i aftë ose nuk dëshiron vërtet” ta bëjë këtë vetë.