Fjalë Kyçe

Izraeli shkatërron tunelet e palestinezëve në Gaza

Izraeli shkatërron tunelet e palestinezëve në Gaza

Izraeli ka ashpërsuar sulmet mbi në Gazë teksa militantët palestinezë kanë vazhduar drejtimin e raketave kah caqet izraelite për të gjashtën ditë radhazi, në konfliktin e ashpërsuar në Lindje të Mesme.

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se forcat ajrore dhe ato tokësore janë përfshirë në sulmet e së premtes, por nuk kanë hyrë në Gaza.

Nga sulmet që kanë nisur të hënën janë vrarë 119 palestinezë në Gaza dhe tetë izraelitë.

Gjatë së premtes, forcat ajrore të Izraelit kanë kryer operacionin për shkatërrimin e tuneleve në Gaza të njohur si “metrot” e këtij rajoni.

Për këtë operacion janë përdorur 160 aeroplanë, tanke dhe artileri e rëndë.

Sipas forcave izraelite, janë goditur 150 objektiva, përfshirë dëmtimin e disa kilometrave të rrjetit të tuneleve.

Izraeli ka bërë të ditur se sistemi i tuneleve përdorej nga Hamasi për lëvizjen e militantëve dhe fshehjen e tyre.

Ndërkohë, grupet hebreje dhe arabe janë përplasur mes vete në Izrael, duke shtyrë presidentin që të tërhiqte vërejtjen për një luftë të mundshme civile.