Fjalë Kyçe

Ja çfarë i ndodh aeroplanit kur goditet nga një zog

Ja çfarë i ndodh aeroplanit kur goditet nga një zog

Një zog ka bërë që një avion i pasagjerëve të pësojë një qarje të madhe në ‘hundën’ e tij, përderisa ishte duke ateruar.

Fluturimi i EgyptAir nga Kairo mbeti në tokë për 21 orë pas incidentit, derisa u bë zëvendësimi i hundës së tij.

Fotografitë e dëmtimit të avionit shfaqin një vrimë të madhe në avionin Boeing 737-800 – dhe gjakun e puplat e mbetura në të, transmeton Gazeta Express.

Avioni, që kishte 71 pasagjerë në bord, ia doli që në mënyrë të sigurt të ateronte në aeroport të premten, raporton Aviation Herald.

Amir Hashim, i publikoi këto fotografi në Facebook.