Një nga përbërësit më thelbësorë që është shumë i nevojshëm për trupin tonë është kripa.
Por jo çdo kripë është e njëjtë. Kripa që ne përdorim, nuk përmban asnjë mineral përveç kloridit dhe natriumit, sepse ajo është e zhveshur nga pjesa tjetër, transmeton lajmi.net.
Një nga kripërat më dobiprurëse dhe më ushqyese që mund të përdorim është kripë Himalayan. Kjo lloj kripe u formua për miliona vite në malet e Himalajeve, e cila përmban minerale të panumërta dhe ka një ngjyrë rozë në të kuqe.
Një studim i kryer nga Meadow, ka konfirmuar se kjo lloj kripe përmban 84 minerale dhe disa elemente e elektrolite.
Gjithashtu, kjo kripë përmban minerale që më së shumti jemi në nevojë: kalciumi, hekuri, zinku, magnezi dhe jodi.
Ekspertët dhe shkencëtarët e shëndetësisë thonë se doza e përditshme e rekomanduar e natriumit është diku midis 1,500 dhe 2,300 miligram për gratë dhe burrat ndërmjet moshës 9 dhe 50 vjeç. Për shembull, në një lugë çaji të kripës së Himalajës, gjenden 400 miligramë natriumi.
Përveç kësaj, kjo lloj kripe ka efekte detoksifikuese dhe pastruese, e cila mund të ndikojë drejtpërdrejtë në shëndetin e lëkurës sonë.