Fjalë Kyçe

Ja çfarë shkruan Gabriel Garcia Marquez për femrat inteligjente. Do t’ju pëlqejë shumë…

Ja çfarë shkruan Gabriel Garcia Marquez për femrat inteligjente. Do t’ju pëlqejë shumë…

Kam dëgjuar shumë meshkuj të thonë se dëshirojnë një “femër inteligjente” në jetën e tyre. Unë do t’i inkurajoja të mendoheshin mirë. Femrat inteligjente i marrin vendimet vetë, kanë dëshirat e tyre dhe vendosin kufij. Ti nuk ke për të qenë asnjëherë qendra e jetës së saj, sepse ajo rrotullohet rreth tyre. Një femër inteligjente nuk do të lejojë ta manipulosh, as ta shantazhosh. Ajo është e përgjegjshme për veprimet e saj.

Femrat inteligjente dyshojnë, analizojnë, debatojnë, nuk kënaqen, përparojnë. Këto femra kanë pasur një jetë përpara se të shfaqeshe ti në jetën e tyre, dhe do të vazhdojnë ta kenë edhe kur ti të largohesh nga jeta e tyre. Femrat e tilla lajmërojnë, nuk kërkojnë leje. Ato nuk kërkojnë në çift një lider për ta ndjekur, një babi që u zgjidh jetën, apo një fëmijë që duhet ta shpëtojnë vetë duke e udhëzuar. Ato nuk duan të të ndjekin, por as janë të gatshme t’i tregojnë rrugën e duhur të tjerëve.

Femrat inteligjente e dinë se jeta pa dhunë është një e drejtë, jo një luks dhe as privilegj. Ato e shprehin nervozizmin, trishtimin, kënaqësinë dhe frikën në të njëjtën mënyrë, sepse e dinë se frika nuk i bën të duken të dobëta, dhe as nervozizmi nuk i bën të duken “mashkullore”. Këto dy emocione, por edhe të tjerat, të gjitha bashkë, e bëjnë të duket humane dhe kjo gjë i mjafton.

Një femër inteligjente është e lirë, sepse ka luftuar për lirinë e saj. Por nuk është një viktimë, është një e mbijetuar. Mos u përpiq ta kufizosh, sepse ajo do të dijë si t’ia mbathë. Një femër inteligjente e di se vlera e saj nuk qëndron në aspektin fizik. Mendohu dy herë përpara se ta gjykosh për moshën, gjatësinë, peshën apo sjelljen seksuale, sepse kjo gjë është dhunë emotive dhe ajo e kupton këtë gjë.

Kështu që përpara se të thuash se dëshiron në jetën tënde një “femër inteligjente”, pyete veten nëse je vërtet i gatshëm të bëhesh pjesë e jetës së saj.