Fjalë Kyçe

Ja çfarë shkruante në armët e sulmuesit në xhami

Ja çfarë shkruante në armët e sulmuesit në xhami

Sam Clarke, reporter i shtëpisë mediale TVNZ, ka biseduar me disa persona në xhaminë Masjid Al Noor kur kishin filluar të shtënat.

Ai për Al Jazeera ka theksuar se burri i armatosur me pushkë automatike ka hyrë në xhami dhe ka filluar të shtie.

“Personi i armatosur, veshur me të zeza, me helmetë dhe me pushkë automatike ka hyrë nga pjesa e poshtme në xhami dhe ka filluar të shtijë kudër njerëzve që faleshin”, ka thënë Clarke.

Mediet lokale kanë publikuar foto se njëri nga sulmuesit në armë ka pasur të gdhendur emrat e car Llazarit, Millosh Obilliqit dhe të personaliteteve të tjera historike të Serbisë e Malit të Zi, përcjell al Jazerra transmeton Koha.net.

Po ashtu theksohet se në Facebookun e vet që tani është fshirë, e ka transmetuar drejtpërdrejt sulmin, ka përmendur emrat e sulmuesve në xhamitë në Itali e Kanada, ndaj spekulohej se ai sulmues Brent Tarrant (28 vjeçar) nga Australia.

Një person që ka qenë në xhami me rrobat me gjak ka treguar se ishte fshehur nën tavolinë kur kishin filluar të shtënat.

Ai tha se në xhami kanë qenë 50 veta.

Clarke ka theksuar se persona filluan të ikin nga dritaret e dyert, por shumë nga ta u qëlluan e disa prej tyre ishin deri në 16 vjeç “.

Nga mosha 10 e 15 ka të vrarë e të gjallë që shihen para xhamisë, ka shtuar ai.

Sipas regjistrimit të vitit 2013, 1 për qind e popullitës të Zelandës së Re është myslimane.