Presidenti Hashim Thaçi, para pak ditësh u ka falur dënimin gjashtë të burgosurve.
Dekretin Thaçi e ka nxjerrë me 15 shkurt të këtij viti për nderë të festimeve të pavarësisë. Sipas dekretit të publikuar Dekreti saktëson se të dënuarve u janë falur nga gjashtë muaj, dy dhe tri vite derisa për dy të dënuar nuk saktësohet koha që u është faluar.
Në mesin e të falurve nga Presidenti ka edhe dënuar për vrasje dhe aksident me fatalitet.
Personave të dënuar i falen dënimet si në vijim:
Agrush Ramiz Kuci, i lindur në Kacanik me 27.05.1967, duke mbajtur dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë, i falen dy vite.
Islam Nexhat Jonuzi, i lindur në Prizren me 20.04.1974, duke mbajtur dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, i falet pjesa e mbetur e dënimit
Agdi Qazim Krasniqi, i lindur në Kamenicë me 03.03.1983, duke mbajtur dënimin në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, i falen tre vite.
Liman Sefedini Leci, i lindur në Kamenicë me 12.06.1987, duke mbajtur dënimin në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, i falen gjashtë muaj.
Petrit Xhafer Ahmetaj, i lindur në Decan, me 04.08.1982, duke mbajtur dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë, i falen tre vite
Hysni Xhavit Fejza, i lindur në Skenderaj me 11.04.1989, duke mbajtur dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë, i falet pjesa e mbetur e dënimit, shkruan insajderi.
Agdi Krasniqi nga Kamenica, ishte dënuar në vitin 2012 për vrasjen e të ndjerit Gëzim Demiri. Sipas aktakuzës, Krasniqi me një brisk e ka goditur dhjetë herë viktimën duke I shkaktuar plagë të cilave viktima nuk ka mundur tu shpëtoj.
I faluri tjetër Agrush Kuçi e ka vuajtur dënimin për vrasje në burgun e sigurisë së lartë ne Dyz. Kurse Liman Leci ka qenë i dënuar për shkak të një aksident trafiku nga i cili kishte vdekur një vajzë e mitur.