Fjalë Kyçe

Ja në sa miliardë ka arritur borxhi publik i Kosovës

Ja në sa miliardë ka arritur borxhi publik i Kosovës

Kosova për çdo vit ka rritur borxhin e brendshëm dhe të jashtëm.

Drejtori i Thesarit, Ahmet Ismaili, tha se borxhi publik i Kosovës ka filluar të emetohen nga viti 2009.

“Nga 2011 ka filluar të emetohen letrat me vlerë. Borxhi publik ka një kornizë të caktuar ligjore”, i tha ai sot RTK-së.

“Borxhi publik i Kosovës përbehet nga tri komponente: borxhi i brendshëm, borxhi ndërkombëtar apo i jashtëm, si dhe garancitë shtetërore, sqaroi ai.

Ismaili bëri me dije se borxhi publik është rritur në mënyrë të kujdesshme. “Jemi vendi i rrallë që borxhi publik duhet të kalojë me 2 të 3 në Kuvendin e Kosovës”, tha ai. Ismaili bëri me dije se Kosova tani ka një borxh prej 1 miliard e 93 milionë eurosh, që është borxh i brendshëm e i jashtëm.