Në kulmin e verës, rrezet ultra-vjollcë të diellit mund të jenë jashtëzakonisht të dëmshme, jo vetëm për lëkurën, por edhe për flokët tuaj.
Njëlloj si mbrojtja e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit, është i rëndësishëm edhe mbrojtja e flokëve nga ky dëm. Duke mbrojtur flokët nga nxehtësia jo vetëm që ruani ngjyrën e freskët dhe të gjallë të flokëve tuaj, por gjithashtu ruani edhe jetëgjatësinë e tyre gjatë muajve të verës.
ZGJIDHJA: Vini kapele, përdorni balsam me SPF ose spraj mbrojtës nga rrezet UV tek fundet e flokëve, dhe evitoni stilimet e tepërta të flokëve.Mënyra më e mirë për të shmangur dëmtimin nga dielli për flokët është të përdorni diçka me efekt mbrojtës për të ndaluar rrezet UV në fijet e flokëve.
Vënia e një shalli ose kapeleje konsiderohet si një mënyrë mbrojtëse për flokët nga rrezet diellit dhe kripërat.Ne sugjerojmë të aplikoni një balsam që përmban SPF për të mbrojtur flokët nga çdo dëmtim i mundshëm ose mbas larjes aplikoni spraj mbrojtës nga rrezet UV tek majat e flokëve.
Këto produkte luajnë një rol mbrojtës ashtu sic bën kremi mbrojtës me SPF për lëkurën tuaj, duke mbrojtur flokët nga rrezet e dëmshme të diellit.Gjithashtu përpiquni të mbani flokët tuaj natyralë në ditët e verës. Ne rekomandojmë që në periudhën e verës ti stiloni flokët sa më pak të jetë e mundur, për të shmangur dëmtimin e tyre. Dhe kush ka nevojë për një tharëse flokësh kur ju mund ti thani apo shpejt duke përdorur ngrohjen natyrale jashtë?
Uji i kripur i detit dhe dëmtimi i flokëve nga klori
Të gjithë e dimë që nuk ka gjë më të mirë sesa të zhytesh në det në një ditë të nxehtë vere. Uji i kripur dhe klori mund të shkaktojnë dëmtime serioze për flokët tuaj. Uji i kripur mund të shkaktojë tharje dhe djegje të majave të flokëve, ndërsa klori mund të shkaktojë gjithashtu tharje dhe diskolorim për flokët e lyer dhe mund ti kthejë ato në ngjyrë të gjelbër. Po, me të vërtetë, të gjelbër.
ZGJIDHJA: Lajini flokët me ujë direkt mbas daljes nga deti dhe përdorni vazhdmisht maska hidratuese që mund ti bëni në shtëpi.Kur bëhet fjalë për ujë të kripur, çelësi është që ti shpëlani flokët menjëherë pas daljes nga deti. Gjithashtu mund të përdorni një balsam hidratues me SPF menjëherë pas notit për të rikthyer lagështinë në flokët tuaj.