Fatmir Limaj, Kryetari i Nismës Socialdemokrate, në emisionin Pressing i pyetur për fjalët e Haradinajt se ai do të ishte i gatshëm për një koalicion parazgjedhor me Nismën, tha se vendimi do të merret duke u bazuar në ofertën dhe në interesin e partisë së tij.
“Marrëdhënia me të gjitha forcat politike ka vlerë. Ka peshë vendimi që e merr. Por aktualisht të shohim se si do të vjen deri tek koha e zgjedhjeve” tha Limaj duke shtuar se “do të shohim se cila është oferta serioze dhe interesi i Nismës”.
Limaj tha se disponimi i strukturave të partisë është që të garojnë të vetëm në zgjedhje.
“Aktualisht disponimi it ë gjitha strukturave është që Nisma të shkojë vetë, por këtë në fund e vendosin organet e partisë pas caktimit të datës së zgjedhjeve” tha ai.
Marrdhanje me të gjitha forcat politike, të gjitha këto janë gjëra që kanë peshë në vendimin që e merr, por aktualisht do të shohim se si do të vjen deri tek koha e zgjedhjeve, dhe në fund do ta marrim vendimin në interesin e nismës socialdemokrate, do të shohim se cila është oferta serioze dhe interesi i nismës
Aktualisht disponimi it ë gjitha strukturave është që nisma të shkojë vet, por këtë në fund do ta vendosin organet e partisë pas caktimit të datës së zgjedhjeve.