Fjalë Kyçe

Ja si të përgatisni smoothie me kos, banane dhe kivi

Ja si të përgatisni smoothie me kos, banane dhe kivi

Një lëng i shëndetshëm që përgatitet në vetëm 10 minuta dhe do t’ju shijojë pa masë.

Përbërësit e nevojshëm:

1 gotë kos

2 kivi

1 mollë

1 banane

1 portokall

kuba akulli

2 lugë gjelle lajthi

2 lugë gjelle fara liri

Mënyra e përgatitjes:

Pastrojini frutat dhe prejini në copa të vogla.

Kombinoni kosin, kivin, mollën, bananen, portokallin dhe akullin në një blender. Shtoni më pas 2 lugë gjelle lajthi dhe 2 lugë gjelle fara liri.

Përziejeni për 2-3 minuta derisa të merrni një masë homogjene.

Hidheni smoothie-n në një gotë dhe dekorojeni me 3 feta banane, 2 lajthi, pak fara liri, dhe 1 fetë kivi.