Fjalë Kyçe

Jacques Chirac vdes në moshën 86-vjeçare

Jacques Chirac vdes në moshën 86-vjeçare

Presidenti i 22-ë i Republikës së Francës, Jacques Chirac (Zhak Shirak), ka ndërruar jetë sot në moshën 86-vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar djali i tij Frederic Salat-Baroux.

Në vitin 2010, Chirac ka qenë i shtruar në spitalin Pitie-Salpetriere, në Paris, për shkak se vuante nga një infeksion pulmonar, raportojnë mediat franceze, transmeton Koha.net. Për të njëjtën arsye, ai ishte shtruar në këtë spital edhe në dhjetor të vitit 2015 dhe shtator të 2016.