“Ne mburremi me malet tona” është reagimi i ish presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, kundër kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila ka fyer politikanët e Kosovës duke i quajtur “të zbritur nga mali”.
Pati reagime të shumta kundër saj, madje, gjuhën e saj fyese e ka dënuar edhe BE-ja.
Bashkimi Evropian ka reaguar duke konsideruar se secila retorikë që është fyese, konfrontuese dhe ndarëse, është kundër frymës së bashkëpunimit dhe pajtimit që i duhet rajonit për të ecur përpara.