Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi potencon se ligji i pagave ka krijuar hendek të madh në mes sektorit publik dhe atij privat, madje kundërshtimet që u bënë ndaj këtij ligji nga sindikatat e punëtorëve të sektorit publik i ka konsideruar si politike.
Krasniqi konsideron se përmes Ligjit të Pagave shumë kategori kanë mbetur në nivel shumë të ulët.Të orkestruara i ka quajtur grevat e sindikalistëve e sidomos ato të arsimit, pasi siç e sheh ai kurdisja është bërë nga PDK-ja.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës duke folur për punën e kësaj legjislature ka këshilluar udhëheqësit e seancave e kryesisht kryeparlmentarin, Kadri Veseli që të respektojë më shumë rregullat e punës së Kuvendit të Kosovës, shkruan KP.
Krasniqi koalicionin qeverisës e sheh shumë më stabil tani, sidomos që kanë edhe përkrahjen e PSD-së.Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi po ashtu ka potencuar se ka nevojë që të bëhen reforma te ligji për zgjedhje me qëllim që të krijohen qeveri më stabile.
Krejt në fund Krasniqi shprehur gaditshmërinë e Nismës Socialdemokrate për zgjedhje dhe se në bazë të gjendjes në terren ata presin të jenë gogja mirë.